Price Range: From to

Compare Listings

HYRJE

“Shtepia ime” (111.al) operon faqen e internetit www.111.al. Do të referohet si “Faqe Interneti” në këtë Politikë Të Privatësisë.

Kjo Politikë e Privatësisë tregon mënyrën se si ne mbledhim, përdorim, zbulojmë dhe menaxhojmë informacionin personal. Duke përdorur Faqen e Internetit, duke u abonuar në shërbimet tona ose duke hyrë në marrëveshje me ne në këtë Faqe Interneti, pritet që ju të keni rënë dakord me mbledhjen, përdorimin dhe mbajtjen e informacionit tuaj personal, në përputhje me këtë Politikë Të Privatësisë.

Ne mund ta ndryshojmë Politikën e Privatësisee në çdo kohe. Ju duhet ta rishikoni atë periodikisht, në mënyrë që të jeni të rifreskuar me çdo ndryshim. Nëse jeni klient dhe ndryshimi sjell një ndryshim material të të drejtave ose detyrimeve të secilës anë, dhe për këtë arsye t’ju shkaktojë dëmtim material, ne do ju japim një lajmërim me email të paktën 30 ditë para se të bëhen ndryshime dhe ju mund t’i jepni fund marrëveshjes suaj me ne gjatë kësaj periudhe.

RRESPEKTIMI I PRIVATESISE SE INFORMACIONIT

Ne e dimë rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale. Ne nuk mbledhim të dhëna të ndjeshme ashtu siç deklarohet në Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”, si për shembull të dhëna rreth etnisë ose prejardhjes, opinion politike, të dhëna kriminale apo rreth shëndetit.

Gjatë mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale, ne jemi të kushtëzuar nga Ligji Nr. 9887, datë 10.03.2008 dhe nga rregullat e aplikueshme të privatësisë.

TE DHENAT PERSONALE QE MBLEDHIM RRETH JUSH

111.al mund të mbledhë të dhëna personale rreth jush duke përfshirë (por jo duke u limituar) emrin, adresën, numrin e telefonit, adresën email, gjininë, profesionin, interesa personale dhe ndonjë informacion tjetër. Për disa shërbime dhe produkte, 111.al mund të mbledhë gjithashtu të dhëna të tilla që të mundësojnë verifikimin e identitetit tuaj, duke përfshirë të dhëna nga pashaporta, leja e drejtimit, karta të shëndetit. Nëse ju i merrni shërbimet tona përmes një rrjeti social si Facebook, ne do të mbledhim të dhëna të limituara nga ai rrjet social, siç është emri i përdoruesit, ID e faqes dhe adresa e emailit.

Nëse na dërgoni të dhëna personale në lidhje me një mundësi punësimi, ne gjithashtu mund të mbledhim të dhëna rreth historisë suaj të punësimit dhe akademike.

Mund të mbledhim gjithashtu të dhëna jo personale duke përfshirë (por jo duke u limituar) të dhëna lidhur me aktivitetin tuaj në Faqen e Internetit (përfshirë adresat IP).

Ju bëni të ditur se të dhënat personale që jepni dhe ato që marrim prej jush, janë të dhënat tuaja të cilat jeni të autorizuar të na i jepni.

SI MBLEDHIM TE DHENAT TUAJA PERSONALE

111.al mund të marrë të dhëna rreth jush përmes disa burimeve duke përfshirë (por jo duke u limituar):

  • rregjistrimi për të përdorur Faqen e Internetit;
  • hyrja në Faqen Tonë Të Internetit përmes llogarisë suaj në rrjete sociale;
  • abonimi për të marrë njoftime, formularë, aplikime, sondazhe, marrja pjesë në promovime dhe konkurse në Faqet e Internetit;
  • kontakti me ne përmes ofruesëve të shërbimeve për çdo arsye përfshirë (por jo duke u limituar), raportimi i një problem me Faqet e Internetit, kërkesa për një shërbim të mëtejshëm ose nevojitja e ndihmës tonë;
  • postimi i materialeve në Faqen Tonë të Internetit;
  • përdorimi i shërbimeve tona dhe çdo atribut i joni në ato shërbime;
  • aplikimi për një mundësi punësimi me ne drejtpërsëdrejti, përmes rrjeteve sociale (psh. LinkedIn) ose referencave tuaja.

SI I PERDORIM TE DHENAT TUAJA PERSONALE

Ne e përdorim informacionin personal që kemi mbledhur kryesisht për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve që keni kërkuar, përgjigjen e pyetjeve tuaja, krijimin dhe mirëmbajtjen e llogarisë tuaj dhe sigurimin që ju i përmbaheni kushteve të përdorimit të faqes sonë të internetit.

Më specifikisht, 111.al mund të përdorë të dhënat tuaja personale për:

  • të siguruar se përmbajtja e Faqes së Internetit paraqitet në mënyrën më efektive për ju dhe kompjuterin tuaj;
  • të ofruar shërbime ose produkte më të mira dhe përshtatshme për ju, për shembull duke plotësuar automatikisht formularët në Faqen e Internetit kur ju bëni kërkesa për agjentë të zgjedhur të pasurive;
  • të kombinuar të dhënat tuaja personale me informacionin që 111.al ka grumbulluar nga ofruesit e shërbimit, palët e treta, cookies ose web beacons në mënyrë që t’ju ofrojë një eksperiencë më të mirë ose më të përshtatshme dhe të personalizuar dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve të tij si dhe ato të palëve të treta. Për shembull, ne mund të kombinojmë të dhënat e sjelljes që kemi mbledhur rreth jush përmes përdorimit të cookies ose web beacons dhe ta kombiojmë atë me të dhënat tuaja personale nga kërkesat që ju i dërgoni palëve të treta nëpërmjet Faqes sonë të Internetit;
  • t’ju përgjigjur me shërbime, produkte. Informacion dhe ndihmë që kërkoni nga 111.al
  • t’ju kontaktuar për sondazhe, kërkime dhe reagime rreth produkteve, shërbimeve ose Faqes tonë të Internetit;
  • të verifikuar identitetin tuaj kur ju regjistroheni ose hyni në Faqen Tonë të Internetit përmes rrjeteve rociale dhe për t’ju kujtuar fjalëkalimin dhe emrin e përdoruesit;
  • t’ju lejuar të merrni pjesë në shërbimet tona interaktive, kur ju zgjidhni ta bëni këtë;
  • të ndihmuar në përmbushjen e detyrimeve tona që rjedhin nga cdo kontratë e lidhur midis jush dhe nesh;
  • t’ju njoftuar rreth ndryshimeve të produkteve apo shërbimeve tona.

Nëse na dërgoni të dhëna personale në lidhje me një mundësi punësimi me ne, mund t’i përdorim ato gjithashtu për:

  • t’ju konsideruar për pozicionin për të cilin keni dorëzuar informacionin tuaj personal apo për çdo pizicion tjetër që është ose do të vihet në dispozicion në të ardhmen;
  • t’ju përgjigjur në lidhje me ndonjë aplikim të mundshëm që beni për mundësi punësimi me ne;
  • të kontaktuar referencat tuaja në mënyrë që të mbledhim të dhënat që ju keni rënë dakord, në mënyrë që t’ju marrim parasysh për mundësitë e punësimit me ne.

PERDORIMI DHE BERJA PUBLIKE E TE DHENAVE PERSONALE PER QELLIME MARKETINGU

Ne mund:

  • të përdorim të dhënat personale për t’ju informuar rreth ofertave, promovimeve, mallrave ose shërbimeve, të cilat ne besojmë se mund të jenë me interes për ju;
  • të ndajmë të dhënat tuaja me ofruesit e shërbimit dhe me palët e treta në mënyrë që ata të mund t’ju ofrojnë produkte ose shërbime në emrin tonë ose për të na ndihmuar t’ju sjellim produktet ose shërbimet e kërkuara duke përfshirë kontaktin me ju në lidhje me to.

Nëse ne ju kontaktojmë duke përdorur të dhënat tuaja në përputhje me secilën nga të mësipërmet, do t’ju japim mundësinë të kërkoni që të dhënat tuaja të mos përdoren për marketing të mëtejshëm në të ardhmen.

Në rast se ju abonoheni (regjistroheni) posaçërisht për të marrë emaile promocionale në formën e newsletter, ne mund ta ndajmë informacionin tuaj me pale të treat në mënyrë që ata t’ju kontaktojnë direct rreth ofertave, promocioneve, mallrave apo shërbimeve të tyre.

SI I BEJME PUBLIKE TE DHENAT TUAJA PERSONALE

Ne mund t’i ndajmë të dhënat tuaja personale me organet tona të lidhura me korporatat, ofruesit e shërbimeve ose partnerët e biznesit.

Ne gjithashtu mund t’i ndajmë ato me:

  • agjentët ose agjencitë e pasurive të paluajtshme, zhvilluesit e pronave, ndërtuesit, operatorët e komuniteteve dhe pronarët që kanë lista ose reklama në Faqen tonë të Internetit dhe ata për të cilët ju keni kërkuar informacione duke paraqitur një kërkesë;
  • ofruesit tanë të shërbimeve, në mënyrë që ata të mund t’ju ofrojnë produkte ose shërbime në emër tonë, ose produkte dhe shërbime që ju keni kërkuar drejtpërdrejt prej tyre, ose për t’ju ofruar shërbimet tona. Nëse jeni abonuar për një shërbim përmes sistemit operativ në pajisjen tënde celulare (duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në shërbimin Google “Google Now”), ne do të bëjmë publike të dhëna të tilla si historia e kërkimit tuaj në Google. Ju mund të zgjedhni  të mos e jepni këtë informacion në Google përmes telefonit  tuaj;
  • palët e treta prej të cilëve keni kërkuar informacione, shërbime ose produkte;
  • në lidhje me një shitje ose transferim të ngjashëm të një biznesi;
  • autoritetet përkatëse publike, qeveritare ose rregullatore, përfaqësuesit tanë ligjorë ose palët e tjera të interesuara, në situate të veçanta ku kemi arsye të besojmë se bërja publike e të dhënave tuaja është e domosdoshme për të ndihmuar identifikimin, kontaktin ose sjelljen e veprimeve ligjore kundër personave që dëmtojnë, ndërhyjnë (me apo pa qëllim) me të drejtat ose pronën tonë, përdoruesit ose cilindo tjetër që mund të dëmtohet nga aktivitete të tilla; dhe
  • kur ne jemi të autorizuar apo të kërkuar nga ligji për ta bërë këtë.

Nëse kërkoni informacion nga ndonjë organizatë përmes Faqes tonë të Internetit, do t’ju duhet të kontrolloni politikat e tyre të privatësisë për të parë si i menaxhojnë të dhënat tuaja. Ne nuk jemi përgjegjës për mënyrën se si këto organizata, mbledhin, përdorin, zbulojnë ose menaxhojnë të dhënat personale që ua jepni përmes Faqes tonë të Internetit.

BERJA PUBLIKE DHE RUAJTJA E TE DHENAVE PERSONALE JASHTE SHQIPERISE

Informacioni personal i paraqitur nga klientët e “Shtepia ime” dhe vizitorët e Faqes tonë të Internetit mund të mbahen në serverat e vendosur në Shqipëri, Hollandë ose ndonjë vend tjetër i BE. Ne transferojmë të dhëna jashtë Shqipërisë tek ofruesit tanë të shërbimeve për të siguruar ruajtje të sigurt, rikthim të dhënash dhe për të ofruar shërbime. “Shtepia ime” ka zbatuar politika dhe procedura për të siguruar ruajtje dhe përpunim të sigurt të të dhënave me kompanitë e saja të lidhura dhe ka verifikuar marrëveshjet e sigurisë me përpunuesut e të dhënave nga jashtë. Kur na jepni informacionin tuaj personal , ju jepni gjithashtu dhe pëlqimin tuaj për ta ruajtur atë jashtë Shqipërisë për qëlimet e përshkruara më lart.

Aty ku ne kemi marrë pëlqimin tuaj për ta bërë këtë, mund të ndajmë të dhënat tuaja personale me ofruesit e shërbimeve dhe palët e tjera të treta që ndodhen jashtë Shqipërisë, në mënyrë që ata të mund t’ju ofrojnë produkte ose shërbime të kërkuara nga ju, përfshirë këtu t’ju kontaktojnë në lidhje me to. Meqënëse këto subjekte janë vendosur jashtë Shqipërisë, nuk u kërkohet të veprojnë sipas Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 dhe nuk do të mund të kërkoni ndonjë dëmshpërblim sipas tij në lidhje me përdorimin e të dhënave tuaja.

SIGURIA

Ne përpiqemi t’ju garantojmë sigurinë, integritetin dhe privatësinë e informacionit personal që mbledhim. Ne kemi krijuar masa mbrojtëse dhe përdorim masa të arsyeshme të sigurisë për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga aksesi, modifikimi dhe zbulimi i paautorizuar. Punonjësit tanë, kontraktorët, agjentët dhe ofruesit e shërbimeve që ofrojnë shërbime në lidhje me sistemet tona të informacionit, janë të detyruar të respektojnë konfidencialitetin e çdo informacioni personal të mbajtur prej nesh. Ne rishikojmë dhe përditësojmë masat tona të sigurisë në dritën e teknologjive aktuale. Për fat të keq, asnjë transmetim i të dhënave në internet nuk mund të garantohet plotësisht i sigurt.

KORRIGJIMI DHE DHE AKSESI

Ne do të përpiqemi të ndërmarrim të gjithë hapat e arsyeshëm për të mbajtur të sakta dhe të përditësuara, çdo informacion që ne mbajmë për ju. Nëse, në çdo kohë, zbuloni se informacioni i mbajtur rreth jush është i pasaktë ose dëshironi të rishikoni dhe konfirmoni saktësinë e të dhënave tuaja personale, ju mund të na kontaktoni.

Ju gjithashtu mund të kërkoni informacion mbi të dhënat personale që mbajmë për ju, në varësi të përjashtimeve të caktuara me ligj. Për të kërkuar këtë, ju lutemi na kontaktoni.

ZGJIDHJA E ANKESAVE

“Shtëpia ime” është e përkushtuar që t’u sigurojë klientëve të saj një sistem të drejtë dhe të përgjegjshëm për trajtimin e ankesave.

Nëse në çdo kohë keni ndonjë shqetësim, ankesë ose pyetje në lidhje me privatësinë tuaj ose funksionimin e “Shtëpia ime”, ju lutemi kontaktoni Zyrtarin tonë të Privatësisë në privacyofficer@shtëpiaime.com në mënyrë që të zgjidhim shqetësimet tuaja.

Zyrtari ynë i Privatësisë do të marrë parasysh pyetjen tuaj dhe do të përpiqet të përgjigjet menjëherë.

Për më shumë informacion rreth çështjeve të privatësisë në Shqipëri dhe për mbrojtjen e privatësisë suaj, vizitoni faqen e internetit të “Komisionerit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjes së të dhenave personale” (http://www.idp.al/)

COOKIES DHE WEB BEACONS

Ne përdorim cookies, web beacons dhe programe e mjete matëse në Faqen e Internetit të “Shtëpa ime” dhe kështu bëjnë ofruesit tanë të shërbimeve dhe palët e treta të tilla si analistët ose reklamuesit tanë. Ne përdorim dhe zbulojmë informacionin e mbledhur nëpërmjet përdorimit të cookies, web beacons dhe programeve e mjeteve të tjera në përputhje me këtë Politikë të Privatësisë. Kjo përfshin përdorimin e informacionit për të raportuar statistika, për të analizuar trendet, për të administruar shërbimet tona, për të diagnostikuar problemet dhe për të synuar dhe përmirësuar cilësinë e produkteve dhe shërbimeve tona. Ne mund t’u lejojmë palëve të treta të përdorin cookie-t e tyre dhe web beacons për të mbledhur informacion rreth vizitave tuaja në Faqen e Interneti.

ZGJEDHJET E COOKIES

Nëse nuk dëshironi informacion të mbledhur nëpërmjet përdorimit të cookies, web beacons ose programe dhe mjete të tjera, ju mund të fshini ose refuzoni Cookies ose disa këto programe përmes brouserit tuaj ose përmes konfigurimit të pajisjes suaj celular ose tablet . Çaktivizimi i këtyre karakteristikave mund të rezultojë në mosfunksionimin e duhur të Faqeve Të Internetit ose të produkteve dhe shërbimeve.

 

Ndryshuar për herë të fundit: Gusht 2017