Price Range: From to

Compare Listings

Pyetje rreth kërkimit

Si mund të kërkoj për një pronë?

Ju mund të shkruani një fjalë kyçe (psh, apartament) dhe të klikoni butonin “Kërko”. Gjatë kohës që ju shkruani fjalën kyçe mbi ekran do ju shfaqen disa sugjerime. Mund të zgjidhni njërën prej tyre ose të shkruani fjalën e plotë dhe të klikoni butonin “Kërko”.

Çfarë është kërkimi i avancuar?

Kërkimi i avancuar është ai lloj kërkimi në të cilin krahas “fjalër kyçe” ju përdorni edhe parametra të tjerë si, lloji i pronës, vendodhja, çmimi, sipërfaqja, etj.

Veç filtrimit të rezultateve sipas kritereve të përdorura, një kërkim i tillë ka edhe një dobi tjetër.

Pse duhen ruajtur rezultatet e kërkimit ?

Kur ju kërkoni për një pronë duke përdorur butonin përkatës “Kërko”, ju keni mundësinë që të ruani rezultatet e kërkimit.
Në rast se ju e ruani rezultatin e kërkimit, ju do të njoftoheni me email sa herë që në këtë webfaqe të publikohet një pronë e që përmbush kriteret tuaja të kërkimit.

Ne ju rekomandojmë që rezultatet e kërkimit t’i ruani pasi të keni bërë një kërkim të avancuar duke vendosur kriteret që ju përshtaten. Në këtë mënyrë ju do të merrni njoftime vëtëm për llojin e pronës për të cilën jeni të interesuar.

Pyetje rreth publikimit

A mund ta publikoj vetë lajmërimin tim?

Sigurisht. Ju mund ta bëni këtë duke klikuar mbi butonin “Publiko” që ndodhet në menunë kryesore. Sistemi do ju “udhëheqë” hap pas hapi deri në përfundim të procesit.

Falas apo me pagesë?

Publikimi në këtë webfaqe mund të kryhet Falas ose me pagesë.

Ndryshimi kryesor është se për publikimet me pagesë ne kryejmë edhe Email Marketing drejt një liste të gjerë dhe të zgjedhur adresash email.
Ndryshime të tjera lidhen me periudhën e afishimit, numrin e pronave të publikuara, numrin e fotove, mundësinë për ta afishuar pronën si të spikatur, etj.

Çfarë duhet të kem kujdes ?

Ne ju rekomandojmë që të përdorni foto cilësore e me dimensione të përshtatshme. Rekomandim tjetër është që gjatë procesit të publikimit të plotësoni sa më shumë rubrika me të dhëna që i dispononi. Kujdes i veçantë i duhet kushtuar saktësisë të adresës së pronës dhe pozicionimit të saktë të saj në hartë.

Për çdo vështirësi, mund të na kontaktoni.

Pyetje rreth pagesave

Çfarë tarifash aplikohen?

Sipas dëshirës dhe paketës që zgjidhni, në këtë website mund të aplikohen tarifa vetëm për publikimin e njoftimeve.

Në thelb shtepiajuaj.com nuk është agjenci imobiliare që kryen transaksione dhe aplikon komisione. Ajo është një direktori që ndihmon në vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta ndërmjet shitësve dhe blerësve potencialë.

Si paguhet ?

Për publikimet me pagesë në këtë website ju mund të paguani në mënyrë të sigurt me PayPal, me kartë krediti ose me xhirim në llogari.

Rikthim pagese?

Po! Ne rikthejmë çdo pagesë për çdo publikues që ka zgjedhur paketën Plus dhe prona e tij nuk është shitur gjatë periudhës së afishimit.

Pyetje rreth publikuesve

Kush mund të publikojë?

Në këtë website mund të publikojë lirisht çdo individ ose subjekt tjetër që dëshiron të shesë një pronë.

Çfarë janë agjencitë ?

Në këtë website, me termin “Agjenci” nënkuptohet çdo entitet juridik që si funksion të tij ka shitjen e pronave, psh, kompanitë e ndërtimit apo agjencitë imobiliare.

Për shkak të numrit të pronave për shitje dhe agjentëve të ndryshëm imobiliare të lidhur me to, ato trajtohen veçmas dhe në mënyrë më speciale.